fbpx

Rama nis takimet me qytetarët për zgjedhjet vendore

Rama-2.jpg

Kryeministri Rama ka nisur ditën e sotme takimet me qytetarët për zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Rama ishte i pranishëm në Korçë sot, ku foli për sukseset e arritura nga Partia Socialiste në atë qytet.

Kryeministri rikonfirmoi Sotiraq Filon si kandidat për bashkinë në zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Ai foli për një mandat tjetër të Filos.

Ai theksoi se tanimë ekonomia bujqësore do të krijojë një sinergji të re me ekonominë e turizmit.

“Do të bëjë kjo që pikat e referimit do të shtohen në mënyrë të ndjeshme. Tek materniteti i Korçës së pari: Shërbimi është fantastik. Së dyti, fëmijët tashmë vijnë me  lekë. Nëse ju do të bënit një xhiro nga maternitetin do të kemi korçarë dhe korçare më të bukur që ka nevojë jo vetëm Korça, por edhe e gjithë Shqipëria. Në Spitalin e Korçës do të këtë 15 specialistë të rinj. Korça kishte shumë probleme, por sot është ndryshe”, tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se duhet krijuar vendet e punës për studentët që kanë mbaruar me nënta dhe dhjeta./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/388351188407969/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303