Rama nxjerr videon, ka një mesazh për Shijakun dhe një ‘thumb’ për opozitën

ere-770x368.png

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video në rrjetin social Facebook, ku thekson se në vitin 2021, Shijaku do të ketë ujë 24 orë në ditë. Mirëpo, Rama nuk e lë me kaq, pasi në postimin  e tij ka ironizuar keqazi opozitën.

Ai shkruan se opozita për 25 vjet i mori lumë votat Shijakut dhe la pa asnjë pikë ujë.

Postimi i Ramës në Facebook:

💧KANTIERI I UJIT në Shijak, do të transformojë rrënjësisht një rrjet të ndërtuar në vitin 1960, ku ata që i morën Shijakut votën lumë 25 vjet nuk shtuan asnjë pikë ujë në çezëm! Sot furnizimi bëhet 2 deri në 3 herë në ditë dhe bashkë me Rilindjen nga gërmadhat e tërmetit të 26 nëntorit, banorët e Shijakut do të kenë edhe 24 orë ujë pa ndërprerje brenda vitit 2021✌️

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/649083246004760/?t=0&v=649083246004760

scroll to top