31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Rama: PD e LSI nuk duan të hyjnë në zgjedhjet e qershorit, i druhen humbjes

spot_img

Në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët e Fierit, ku pak më tutje sheshit ku ai po mban fjalim, disa protestues kërkoni largimin e tij, nën moton “Rama ik”.

Rama dha këtë mesazh për protestuesit:

“100 petritat e Saliut atje tek kthesa, përfaqësojnë dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij. Ata në kthesë janë, në kthesë do mbeten dhe kthesën nuk kanë për ta marrë dot për sa kohë nuk do të ndahen nga kush  i ka marrë peng dhe peng ata nuk i ka marrë as qeveria dhe as PS por koka që nuk di ku i çon”.

Sipas kryeministrit Rama, Partia Demokratike po shkakton këtë situatë për shkak se nuk do të hyjë në zgjedhjet e qershorit 2019 pasi i druhet humbjes.

‘Ata nuk duan të ballafaqohen në zgjedhjet e qershorit 2019. Këtu e kanë e kanë gjithë hallin. Duan të krijojnë të gjithë alibinë se zgjedhjet këtu blihen e shiten. Halli tjetër është reforma në drejtësi sepse laku po shtrëngohet dhe disa halle ata i kanë ia di i gjithë populli dhe gjithë Shqipëria.

Sa i takon PD dhe LSI Rama tha: ”Pak nga pak ata do të treten rrugëve. Nuk e di nëse do futen në zgjedhje apo jo por si të duan .. një gjë është e sigurt, ata nuk fitojnë dot asnjë nga bashkitë që kemi dhe nuk mbajnë dot  as gjysmat e atyre që kanë dhe po vazhduan rrugëve edhe më keq do jetë”/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat