TË FUNDIT

Rama poston foton me Lindën dhe Zahon nga Tropoja, jep mesazhin

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Tropojës, ku edhe ka shpërndarë një foto në rrjete sociale.

Ai është ndalur dhe në Valbonën e bukur turistike, dhe ka zgjedhur të publikojë në rrjete sociale një foto me bashkëshorten, Lindën dhe djalin e vogël, Zahon.

Rama ka zgjedhur bujtinën e Kolë Gjonit për të pushuar, teksa thotë se ende ka njerëz që qëndrojnë dhe investojnë në këtë vend.

“Valbonë, Tropojë – Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë”, shkruan Rama në facebook.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat