TË FUNDIT

Rama prezanton kandidatin për Elbasanin dhe thur lavde për Qazim Sejdinin

Glendian Llatja është kandidati socialist për postin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit. Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot në Elbasan për të bërë prezantimin e Gledianit i cili siç tha ai do të ndjekë rrugën e Qazim Sejdinit.

Edi Rama: “Më vjen shumë mirë që kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tashmë Qazimi po mbyll me nder, me gjurmë që do mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetit… Më 30 qershor në këtë shesh do të bëhet një festë e madhe i gjithë Elbasani do falënderojë Qazim Sejdinin dhe do i japë bekimin votës dhe fitores pasardhësit të tij Gledit. Duke uruar që të vazhdojë në atë rrugë dhe të bëjë edhe më shumë”

Aktualisht Llatja mban postin e prefektit. 12 vite ne krye te Elbasanit – Qazim Sejdini ka qenë 3 mandate në krye të bashkisë së Elbasanit, plot 12 vite.

Edi Rama: “Gjithcka ne kemi arritur të bëjmë për Elbasanin nuk do të ishte e mundur pa Qazim Sejdinin. Nga ana tjetër, patjetër Qazim Sejdini nuk do bënte dot atë që ka bërë pa ne. Ka qëndruar 12 vjet në krye të Bashkisë së Elbasanit. 6 vite i ka pasur me Saliun, 6 vite me mua. Nëse shikoni se sa investime dhe sa projekte kanë marrë mbështetje në 6 vitet e para me 6 vitet e dyta, shifra është dhjetë herë më shumë në 6 vitet e dyta. Më vjen shumë mirë që pasi kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tashmë Qazimi po e mbyll me nder, me gjurmë që do mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetit.”

Rama tha se në zgjedhjet e 30 qershorit PS do të fitojë të 61 bashkitë. Edi Rama: “Bashkitë e Shqipërisë do i drejtojë PS. Po të gjitha do i marrim sepse kudo ne mund të bëjmë dhe duhet të bëjmë më shumë për njerëzit dhe sidomos ku ata kanë shërbyer”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat