Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook, fotot e mjekëve të Infektivit dhe tërheq vëmendjen për zbatimin e një mase të thjeshtë për tu mbrojtur nga Covid.
“MIRËMËNGJES, dhe duke ju kujtuar të mbroni veten, njerëzit e dashur si dhe t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve duke zbatuar këtë masë të thjeshtë në çdo mjedis të mbyllur, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe publikon fotot e mëposhtme.


