fbpx

Rama rrëfen sekretet e 17 majit

ramaaa.jpg

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje në Facebook ka rrëfyer detajet mbi marrëveshjen e 17-majit dhe krizën aktuale politike.

Në  rubrikën “Përgjigja ime” kreu i qeverisë thotë se një tjetër humbje po afron për PD-në dhe LSI. Ndërsa e akuzoi këtë të fundit si përgjegjëse për shitblerjen e votës.

Kjo lloj balte dhe zifti godet edhe shqiptarët që jetojnë dhe punë në botë dhe ua komplikon jetën. Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj, por u desh një sezon veror që të dyja këto  pikat avulluan dhe avazi rifilloi. Kontestohet fitorja e thellë e PS-së, sepse një tjetër humbje e thellë po afron për PD-në dhe simotrën e saj LSI-në, e cila është mishëruesja e fenomenit të shit-blerjes së votave. Po të mos kishte LSI nuk do të kishte shit-blerje të votave në Shqipëri“, shprehet Rama.

Kryeministri thotë se dhuna nuk e ndryshon qeverinë, por përkundrazi e bën atë edhe më të fortë. “Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë. Dhuna nuk e ndryshon as shumicën në Kuvend dhe as qeverinë, por e forcon. Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë. Punonjësit bashkiakë të opozitës po e mbyllin pa nder mandatin duke kyçur dyert. Tani me ato rroga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës“, përfundon kryeministri./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303