Rama shpërfill sërish protestën e opozitës, ja ku do të jetë në fundjavë

rama-protesta.jpg

Këtë të shtunë opozita e bashkuar ka paralajmëruar se do të zhvillojë protestën e radhës para Kryeministrisë.

Kryeministri Edi Rama ashtu sikurse herët e kaluara ka vendosur të largohet nga Tirana dhe të zhvillojë një takim me banorët e zonës së Beratit në kuadër të turit “Shqipëria që duam”. Kujtojmë se në protestën e  kaluar më 16 shkurt Rama ishte në Vlorë.  Si duket kreu i qeverisë  zgjedh të mos jetë në zyrë duke shmangur irritime te protestuesit.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka njoftuar se ky takim në Berat do fillojë që të premten duke vazhduar të shtunën dhe në vazhdim. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303