Rama sulmon Metën edhe në takimin me grekë: Po dhunon…

‘Ilir Meta është duke ushtruar dhunë në zyrë, dhunë institucionale, dhunë antikushtetuese’. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në Dropull, me anëtarë të minoritetit grek atje, ku mbajti një takim në sajë të fushtës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kryeministri tha se presidenti Ilir Meta dhe opozitarët e tjerë duhet të ndëshkohen për historinë e turpshme.

‘Jemi në një fushata të çuditshme, sepse nuk kemi konkurrencë të drejtpërdrejtë me kundërshtarët tradicionalë, të cilët kanë shkuar shumë larg, duke ndërmarrë një ofensivë të dëshpëruar kundër sistemit demokratik dhe duke u përpjekur të marrin peng zgjedhjet dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Kjo është mëse e thjeshtë për t’u parë e dëgjuar, duke ndjekur gjithë zhvillimin procesit destruktiv që kanë marrë, duke marrë përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes, daljen nga Parlamenti, djegia e mandateve, prodhimi i pamjeve në rrugë me të rinj të maskuar, me molotov, zjarr e skena shqetësuese për njerëzit”, tha ndër të tjera Kryeministri. /real-news.tv/