fbpx

Rama takohet me Palmer, ja detajet e para

palmer-rama.jpg

Vetëm pak minuta më parë përfundoi takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe dhe Zv. ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Mathew Palmer.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili me një status në Twitter ka dhënë detajet e para të takimit.  Kreu i qeverisë shkruan se temë e diskutimit ka qenë integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi si dhe situata politike në vend.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer?????”-shkruan Rama në Twitter. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303