TË FUNDIT

Rama tallet me “Lulin dhe fallxhoren”

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim ditën e sotme në Shkodër, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Mes fjalëve të tij, Rama nuk i ka rezistuar dot ironive dhe thumbimeve ndaj liderit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Referuar Bashës, Rama ka thënë se i ka dhënë çfarë ai ka dashur.

“Kaloi vera, kaloi vjeshta, erdhi dimri, kur tashi, sa vinë zgjedhjet filloi prapë. O Lul po pse mo këtë punë kam unë? Sa herë vijnë zgjedhjet të të jap pjeshkat e kabinetit”, tha Rama.

Më tej, Rama i është rikthyer Kryemadhit, të cilën e quan ‘fallxhore’, ku thotë se nuk ka filxhan që përmbys fatin e zgjedhjeve.

“Ata nuk u regjistruan në zgjedhje, nuk e di a do shkojnë kryetarët e bashkive pas tyre, ata të bëjnë çfarë të duan, ne në 30 qershor do të marrim bashkinë në Shkodër. Demokratëve e mërzitur u them, ruani gomat, mos tua marrë Luli t’i djegë. S’ka filxhan që e përmbys fatin e zgjedhjeve që i shkruan populli me votën e vetë”, përfundoi Rama./real-news.tv

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/671371316615269/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat