Rama thumbon Lulin nga Ura Vajgurore: Të shpëtova dy vjet më parë, këtë herë…

Edi Rama po vijon fushatën elektorale të tijën, i vendosur për të shkuar drejt 30 qershorit. Pasditen e sotme ai ishte në Urën Vajgurore ku ka kërkuar mbështetjen për kryetaren aktuale të Bashkisë, Juliana Mema.

Gjatë fjalës së tij, Rama e ka thumbuar kundërshtarin e tij, kryetarin e PD-së Lulzim Basha, të cilit i kujtoi marrëveshjen e arritur dy vite më parë. Rama tha se këtë herë “është e pamundur që ai ta shpëtojë Bashën nga vetëvrasja politike”.

“Dy vjet më parë ne i dhuruam pa fund, deri në sekondën e fundit, unë arrita ta shpëtoj Lulin. Mori dhe morën gjithçka që kërkuan, morën gjysmën më kryesore të qeverisë, po ashtu edhe drejtimin e shumë instuticioneve kryesore. Dhe i morën të gjitha këto vetëm me dy kërkesa nga ana tonë. Kush fiton, fiton, kush humbet humbet. Dhe e dyta, nuk ka më sharje për Shqipërinë, jashtë kufijve dhe në gjuhë të huaj. Zgjedhjet ishin krejt normale, nuk pati asnjë ankesë, të gjithë komisionerët vendosën.

Erdhi vjeshta, Lulit i doli gjumi. Është më keq se dy vjet më parë. Por ja ku e kemi prapë këtu, me mandate të djegura dhe me molotov në duar. Herën e kaluar i shpëtuam, këtë herë nuk i ndaluam dot të vrasin veten”, tha Rama. /real-news.tv/