Rama thumbon Metën nga Skrapari i tij i dashur

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën në qarkun e Beratit, ndërsa sot është ndalur në Skrapar.

Nga Çorovoda, kryeministri i vendit, Edi Rama kërkoi votën për kandidatin e Partisë Socialiste, Adriatik Mema duke u shprehur se ajo duhet të bazohet në vepra.

Ndërsa foli për potencialet që kjo zonë ka, i pari i qeverisë gjeti rastin të falënderonte Presidentin Meta, që siç tha, e kishte prezantuar me një bukuri të madhe siç janë kanionet e Osumit.

Fjalën e tij përpara banorëve të Çorovodës, Rama e ka mbyllur sërish me Metën.

Ai thotë se tani që Presidenti i mësoi të bënte rafting, e bën një gjë të tillë pa shoqërues.