Video / Range Rover-i bëhet ‘përshesh’ në Berat-Lushnje

WhatsApp-Image-2019-04-14-at-23.27.40.jpeg

Moti i keq me reshje është bërë shkak për një aksident në Berat.

Një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë, duke u përplasur me shtyllën.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme të makinës,por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke udhëtuar automjeti.

Shoferi i mjetit, Range Rover, mësohet se është plagosur dhe ka pësuar dëmtime në trup.

I plagosuri R.M, 33-vjeç, është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia që mbërriti në vendgjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303