TË FUNDIT

Raporti i S&P, reagon ish ministri Ahmetaj

Menjëherë pas publikimit të raportit të ‘Standard and Poors’, ka reaguar ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Ahmetaj ka postuar të dhënat në rrjetin social ‘Facebook’, dhe shkruan se ekonomia shqiptare ka arritur një tjetër notë pozitive.

Në raport vlerësohej ekonomia shqiptare B+, ku sipas ‘S &P’ është mjaft e qëndrueshme.

“S&P vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë dhe thekson se Shqipëria në aspektin fiskal performon më mirë se vendet fqinje në rajon me renditjen B+, si rezultat i rritjes ekonomike të shëndetshme dhe angazhimit të qeverisë për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit. Borxhi publik do të vijojë trajektoren ulëse, drejt nivelit 60% në 2022″, shkruhej në njoftimin e S&P.

“Vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjere, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shërbimet e biznesit”, përfundon raporti i S&P./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat