TË FUNDIT

Raportohet për një takim të fshehtë Basha-Meta

Për më shumë se një orë Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha raportohet  të jenë takuar në fshehtësi të plotë.

Takimi ka ndodhur ditën e djeshme dhe ende nuk ka dalë asnjë detaj nga ccfarë kanë biseduar.  Basha dhe Meta kanë diskutuar në kofidencialitet.

Kriza politike në vend do të ketë qenë në qendër të bisedës pasi duhet nënvizuar se ka qenë Presidenti Meta i cili është shprehur i shqetësuar për këtë situatë dhe ka deklaruar se është i gatshëm të dorëzojë mandatin e presidentit deri edhe të vetësakrifikohet për t’i shërbyer zgjidhjes së krizës, dhe shmangies së instalimit të një junte ushtarake. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat