fbpx

“Rapunzel” i Japonisë, 15 vite duke rritur flokët, arsye e fortë pse!?

Screenshot_10-4.png

Një grua japoneze ka kaluar 15 vite duke rritur flokët dhe gjatësia e tyre është 177cm.Modelja Rin Kambe nga Tokio e cilëson veten si “Rapunzel” i Japonisë dhe vendimi i saj për të rritur flokët ka ardhur prej një arsye shumë të fortë.Kur ishte fëmijë, ajo nuk u lejua kurrë të kishte flokë të gjatë si fëmijë, sepse ishte në ekipin e futbollit të vajzave dhe duhej t’i mbante të shkurtra.Por kur Rin u bë 20 vjeçe, ajo fillojë të rriste flokët e saj  dhe nuk i preu më që nga ai moment.“Unë jam rritur me prindër të rreptë dhe kur isha fëmijë, isha në ekipin e futbollit të vajzave dhe gjithmonë kisha flokë të shkurtër.I rrita flokët kur fillova të kërceja  rreth të njëzetave dhe flokët e mi tani mund të prekin dyshemenë. Fillova të rrit flokët, sepse doja të shkëlqeja në mënyrën time. Më dukej sikur flokët e mi ishin një armë shprehjeje”, u shpreh modelja

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303