fbpx

Rashel Kolaneci rikthehet në Klan, ja ku do e shihni

rasheli-e1549639508754.png

Bukuroshja Rashel Kolaneci do rikthehet sërish në Tv Klan, por kësaj radhe jo në emisionin ‘Xing me Ermalin’ të aktorit dhe moderatorit, Ermal Mamaqi.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë bukuroshja me anë të një ‘story’ në Instagram, ku na informon lidhur me projektin ku ajo do jetë pjesë.

Ish-velina e ‘Xing me Ermalin’ do t`i bashkohet kastit të aktorëve të shfaqjes së humorit ‘Duplex’.

“Duplex Show i uroj shfaqje të suksesshme dhe sezon të mbarë! Me pak fjalë po i bie si nga Kina, nga dita e shtunë ora 20:05 më ndiqni në Klan, si pjesë e trupës në shown më cool në Shqipëri. Zyrtarisht e juaja. Ju dua”, shkruan Rashel.

Mesa duket Rashel ka spikatur edhe në fushën e aktrimit, përveç modelingut dhe prezantimit./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303