Real Madridi ka harruar si të fitojë. Ajo e mbrëmshmja kundër Villarrealit nuk ishte si një rrufe në qiell ta hapur. Vazhdojnë problemet e sezonit të kaluar.
Në 14 ndeshje që prej kthimit të Zinedine Zidane në pozitën e trajnerit, gjiganti spanjoll i ka fituar vetëm gjashtë prej tyre, duke barazuar katër herë dhe duke humbur katër herë të tjera.
“Çfarë po i mungon Realit? Gjithçka. Po na mungojnë golat, na duhet të jemi më të mirë në mbrojtje, na duhet të jemi ekip. Ne jemi ekip dhe nëse punojnë si i tillë, atëherë do të shkojmë shumë lart”, u shpreh Casemiro pas ndeshjes të dielën.

