Real Madrit e ka marrë vendimin. Santiago Solari do të jetë në bankinë edhe në sfidën e së dielës në transfertën kundër Valladolid dhe pastaj stafeta do t’i kalojë Jose Mourinjos.
Të hënën pritet zyrtarizimi i rikthimit të “Special One” në Madrit. Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i detajeve të kontratës. /real-news.tv/

