Regjistrohet rekordi me të shëruar nga COVID-19 në vendin tonë

te-sheruar.jpg

Në 24 orët e fundit janë shëruar 230 pacientë të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar në 8077.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303