fbpx

Rekordi absolut i ekipit shqiptar, zero humbje

Devolli-kampion.jpg

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e kampionatit shqiptar në të gjitha kategoritë.  Devolli i Stavri Nicës u shpall ditën e sotme kampion i Kategorisë së Dytë, Grupi B, duke regjistruar një rekord absolut. Bardheblutë triumfuan ndaj Tepelenës në sfidën e fundit të kampionatit me rezultatin 4-1 teksa e mbyllën sezonin pas asnjë humbje, duke regjistruar kështu një rekord më vete.

Ekipi nga qyteti i Bilishtit janë të vetmit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar që e mbyllën kampionatin me kolonën e humbjeve 0.

Pavarësisht se Grupi B i Kategorisë së Dytë, shquhet për ashpërsinë që e karakterizon dhe për fusha të ashtuquajtura të pakalueshme, Devolli arriti të mbetej i pamposhtur duke treguar superioritet dhe cilësi ndaj rivalëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303