Rëndohet situata në zonën e Krujës, vetëm në një dasmë është bërë nami

Koronavirusi_test.jpg

Situata në zonën e Krujës është rikthyer të jetë shqetësuese sa i përket rasteve me COVID.

Mësohet se një vatër e re infeksioni i Covid-19 është raportuar në Fushë Krujë. 11 persona, nga 23 rastet e reja me Covid-19 që u raportuan ditën e sotme në rrethin e Krujës, mësohet se janë infektuar në një dasmë.

Të infektuarit e tjerë mësohet se janë në fshatra. Nga qyteti i Krujës, janë raportuar vetëm tre të infektuar në 24 orët e fundit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303