RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkodër, 14 të arrestuar

Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë mbërritur nga Tirana ku kanë kryer një operacion blic në qytetin e Shkodrës dhe kanë arrestuar 14 persona.

Arrestimet janë kryer pasi prej kohesh këta persona ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetaret.

Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm duke nisur menjëherë aksionin blic. Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16, por ky numër pritet që të rritet.

Forcat e policisë janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndërsa pritet që hetimet të shkojnë edhe me tej.

Fajdet janë kthyer ne një shqetësim ne Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro 2 muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre. Në vazhdim pritet qe policia te japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve.