TË FUNDIT

Reshje të shumta shiu, Drejtoria e Përgjithshme Detare jep menjëherë njoftimin

Mbrëmë, vendi u përfshi nga reshje të shumta shiu ku ka përmbytur edhe disa zona si dhe i ka lënë pa energji elektrike. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka publikuar menjëherë një njoftim, ku thekson se vendi sot do të përfshihet nga erëra të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë.

Njoftimi:

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim nga jugu më 25 – 26 shtator moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 metra dhe perioda 6 sekonda. Vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të cilat duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurtë dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat