24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Revoltohet Tahiri: Jepini fund, ndryshe do ta paguani!

spot_img

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur i revoltuar para mediave pas seancës gjyqësore për shtyrje të hetimeve ndaj tij.

Tahiri kërkoi që të marrë fund sa më parë kjo mjegullnajë ndërsa shpjegoi se atë nuk e mban peng askush.

Tahiri deklaroi pas seancës se do vazhdojë të presë deri në fund edhe pse gjithçka ka kapërcyer hetimet.

“Unë kam pritur dhe do vazhdoj të pres deri në fund edhe pse gjithçka ka ndodhur ka kapërcyer çdo limit kohor, sepse një gjendje e tillë e pashpjegueshme dhe mjegullnaje nuk mund të vazhdojë më. Pavarësisht se hetimet janë zgjatur 5 herë hera e parë që unë kërkoj të mos ndodhë më. Ka kaluar çdo afat i arsyeshëm dhe duhet të marrë zgjidhje patjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Nëse ndodh me mua merreni me mend se çfarë ndodh me mijëra të tjerë që bërtasin e nuk dëgjohen.

Por a po mbahet peng Saimir Tahiri? Unë nuk mbahen peng nga askush. Kam respektuar drejtësinë. Peng nuk më mban njeri.

Ai deklaroi se kjo çështje ka kaluar çdo limit të arsyeshëm. “Unë akuzohem për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal dhe ndërkohë në Itali prokuroria antimafia dhe gjykata ka thënë që nuk ka lidhje ky njeri. Kurse këtu vazhdon e zgjatet sepse kam frikë se nuk dinë si ta mbyllin. Prokuroria reagoi për nxjerrje hetimi javët e fundit, ishalla nuk je vënë ti nën hetim por pres dhe në rastin tim të bëjë të njëjtën gjë”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se nuk e ka humbur durimin dhe do presë vendimin e prokurorisë dhe gjykatës dhe se çdo njeri merr faturën që i takon.

“Di të them që nuk e kam humbur durimin, unë do të pres deri në fund çdo vendim të prokurorisë dhe gjykatës por realisht e ka humbur sensin. Kur kjo ndodh me mua, po me njerëzit që nuk kanë mundësi”, tha ai.

I pyetur se a do publikohen mesazhet e prokurorëve për të cilat foli, Tahiri u shpreh se ka kohë për të gjitha. “Në këtë vend që jemi ne, nuk kalon njeri pa marrë faturën që i takon”, tha Tahiri.

I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia  Tahiri hyri në gjykatë rreth orës 09: 50 dhe seanca që u mbajt me dyer të mbyllura u mbyll në orën 11: 30 me vendimin e shtyrjes së seancës për të hënën./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat