Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 135 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, prej të cilëve 3 në qytetin e Beratit.
Mes 3 rasteve të reja me COVID-19 në Berat, është një efektiv policie në burgun e këtij qyteti.
Ndërkohë që dy rastet e reja janë persona që kanë patur kontakt me të infektuar të konfirmuar pozitivë më herët.
Qyteti i Beratit numëron 69 raste aktive me COVID-19 që prej nisjes së pandemisë.

