fbpx

Ribashkohet me maçokun e humbur pas 11 vjetësh

macoku.jpg

Një grua, që nuk e humbi kurrë shpresën se do të ribashkohej me maçokun e saj të humbur, e realizoi ëndrrën pas 11 vjetësh.

Maggie Welz, nga New York, tani është ribashkuar me maçokun e saj Tiger.

Ishte një punëtor kërkimi që gjeti kafshën shtëpiake nëpërmjet mikroçipit që iu ishte vendosur maçokut.

Tiger u zhduk pasi doli nga shtëpia 11 vite më parë.

Megjithëse Maggie dhe familja e saj u zhvendosën në një apartament tjetër po në atë zonë ajo gjithmonë mbante shpresa se maçoku i saj i zhdukur do kthehej dhe u kërkonte fqinjëve ta njoftonin nëse e shikonin.

“Nuk e kam idenë se ku ka qenë gjatë këtyre viteve por tani është në shtëpi dhe do qëndrojë me ne për pjesën tjetër të mbetur të jetës,”-tha Welz.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303