Liga e Kampioneve rikthehet mbrëmjen e sotme me dy supersfidat e kthimit të fazës së 1/8.
Dy ndeshjet mes Real Madrid dhe Ajax, si dhe Dortmundit kundër anglezëve të Tottenham pritet të dhurojnë emocione të mëdha.
Madrilenët kërkojnë t’u rikthehen rezultateve pozitive pas dështuan në dy përballjet e “El Clasicos” ndaj Barcelonës. Ndërsa ndeshjen e sotme e nisën si favoritë pasi në sfidën e parë të luajtur në Holandë triumfuan me rezultatin 1-2.
Nga ana tjetër Dortmund do të vihet para një misioni thuajse të pamundur teksa do të mundohet të përmbysë disfatën 3-0 të pësuar në sfidën e parë në Angli./real-news.tv/

