Pas mungesës prej dy muajsh që prej ndeshjeve të fundit në grupe, të gjithë futbolldashësit do të mund të përjetojnë sot rikthimin e emocioneve të Champions League.
Dy supersfidat në këtë çerekfinalet e para janë Manchester United-PSG në “Old Traford” dhe Roma Porto në “Olimpico”.
“Djajtë e kuq” nën drejtimin e Solskjaer nuk humbasin prej 11 ndeshjesh ndërkohë që kampionët e Francës që do luajë pa tre yje të skuadrës. Neymar, Cavani dhe Meunier janë tre mungesa që në çdo skuadër do të peshonin shumë.
Sa i përket sfidës tjetër asaj ku Roma pret në “Olimpico” Porton kryesuesen e kampionatit portugez duhet thënë se italianët vijnë pas fitores në kampionat me Chievon dhe trajneri Di Francesco kërkon një ndeshje të madhe që të mund të rikthejë entuziazmin.
Risia në këtë fazë çerekfinalesh në Champions do përdoret është përdorimi për herë të parë i sistemit VAR.

