TË FUNDIT

Rikthehen rastet me COVID-19 në Krujë, ja sa persona rezultuan pozitiv ndaj testit

Kruja shënon sërish raste me COVID-19 pas disa ditësh qetësi. Mësohet se brenda 24-orëve të fundit, 4 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, dhe sipas burimeve, të infektuarit janë pjesë e zinxhirit të kontakteve të fasonerive.

Në total gjatë ditës së djeshme kanë kryer 64 testime, prej të cilëve katër rezultuan pozitive.

Kruja është pjesë e bashkive të kuqe në vend, për shkak se numri i personave të infektuar në raport me të gjithë popullsinë është shumë i lartë, dhe rastet e reja nuk po ndalen, pasi personat jetojnë me familjarë dhe mundësia e përhapjes është shumë e madhe.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat