Më 22 maj do të mbahet protesta e studentëve, të cilët premtuan se do të riktheheshin nëse nuk plotësohet kërkesat e tyre.
Gjatë ditës së sotme, studentët e Universitetit të Korçës kanë mbajtur një takim , ku kanë diskutuar për shqetësimet e tyre si dhe pikat e paplotësuara nga qeveria.
Lidhur me protestën, mendohet se studentët do të protestojnë në mënyra të ndryshme në të gjitha qytetet e Shqipërisë,.
Studentët e Korçës kanë bërë me dije se do të protestojnë për disa pika kryesore, të cilat janë të paraqitura më poshtë.
Deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të studenteve
Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.
Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë
Portali i transparencës të bëhet funksional; Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %; Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar; Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj; Stazhet të paguhen të plota; Rankimi i programeve të studim; Përmirësimi i kurrikulave mësimore; Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi; Afrimi i provimit të licencës (1 muaj mbas stazhit)/real-news.tv

