Rikthehet Marsida Qatja, plas bombën: 20 milionë lekë që të mos flisja, ja pse ndodhi vrasja

1570780225_marsidaqatja-600x360.jpg

Marsida Qatja ka dhënë një intervistë për Tirananews.al, ku ka folur për ngjarjen që tronditi Kavajën pak javë më parë, ku i vdekur mbeti Dritan Haxholli.

Ajo shprehet se i kanë dhënë 20 milionë lekë dëmshpërblim që nuk ka treguar për ngjarjen, mirëpo thekson se emrat e këtyre personave nuk do t’ rrëfej.

Gjithashtu, Marsida thotë se vrasja ndodhi për prishje pazaresh droge dhe thekson se nuk ka aspak një histori rozë.

“Nuk mund t’i tregoj personat që mi kanë dhënë. Me ka dhënë bashkia më kanë dhënë edhe kështu individë. Janë individ që janë tamam për dëmshpërblim, që janë mbrojt nga unë, që kam mor fjalët përsipër, patjetër se po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në burg.”, ka thënë ajo.

“Si mund të zihen apo të bëjnë ata një sherr apo debat ai për mua, ose unë që jam me dike tjetër aty, kur mua për pesë muaj më del buri im. Unë nuk isha një vajzë beqare që ai po pretendonte t’u martonte me mua dhe mund t’i gjuante dikujt se mund të bëhej xheloz. Ai do vriste këtë. Ok, po pas pesë muajsh çfarë do bënte do vriste burrin tim?! Këto janë debate, është logjike”, tha Marsida.

Ajo bën me dije se së bashku me të shoqin është e përfshirë në një rrjet trafikantësh.

“Unë kam qenë në dijeni, unë kam punuar vetë me ta. Po, po edhe burri im prandaj s’ka prish asnjë lloj kontakti me mua se i di punët që u boshin. Po të kishte qenë një lidhje dashurie nuk u shprehte burri im kaq ëmbël me mua. Burri im është në dijeni të vërtetës”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303