Rilindja vs Revolucioni/ Dy pamjet e Shkodrës live

Shkodra është ndarë ditën e sotme në dy pjesë, në njërën anë ndodhen simpatizantët dhe mbështetësit e PS, ndërkohë në anën tjetër po zhvillohet protesta kundër Ramës nga shumë qytetarë shkodranë.

Opozita vijon ende protestën, ku e pranishme ndodhet edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila është përplasur herë pas here me policinë.

Nga ana tjetër, Rama po mban fjalën e tij përpara mbështetësve të PS, ku thekson se do e bëjë Shkodrën sa për 30 vite.

Dy pamje paralele dhe situata krejt të ndryshme e kanë ndarë Shkodrën në dy pjesë, Rilindja vs Revolucioni.

Ndërkohë, protestuesit vijojnë të përplasen me policinë duke hedhur sende të forta, e këta të fundit i kthehen me gaz lotjsellës.

Shumë të lënduar ka pasur nga përplasja, ku ambulanca transportoi disa protestues drejt spitalit./real-news.tv

ERTV Live?: SHKODËR #30QERSHOR? ⭐BASHKIA QE DUAM⭐ SHQIPERIA??QE??DUAM

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 20 juin 2019

LIVE

LIVE – Marshimi qytetar në Shkodër

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 20 juin 2019