Rishpërndarje e drejtorive arsimore në vend

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nëpërmjet një deklarate për mediat njoftoi sot se do të ristrukturohen Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore në vend.

Shahini tha se tashmë bashkitë që nuk kanë zyrë arsimore, do t’u ofrohet një e tillë.  “Sot kemi një numër prej 38 drejtorish dhe zyrash arsimore me rreth 500 punonjës. Nga analiza rezulton se disa prej zyrave të mbingarkuar e disa të tjerë të nën ngarkuar, kështu që duke qëndruar numrit të punonjësve që kemi, sipas nevojave të bashkive sipas nevojave të shkollave do të shpërndajmë këtë numër punonjësish në 61 bashki”, tha ministrja.

Nga 38 drejtori dhe zyra arsimore do të kemi 56. Nuk do të ketë shkarkime të punonjësve, por riorganizimi do të prekë disa nga udhëheqësit e disa prej Drejtorive dhe Zyrave Arsimore, ankesa për të cilët kanë qenë të shumta. /real-news.tv/