Rita Ora flet për lidhjen me këngëtarin më të vogël: E admiroj

rita_ora_dhe_liam_payne.jpg

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka folur për jetën e saj personale gjatë një interviste për “Daily Star Online”.

Rita u shpreh se nevrikoset kur e cilësojnë se po shijon lidhje me cdo mashkull që e fotografojnë.

“Sigurisht që më bezdis shumë. Kjo gjë nuk ndodh asnjëherë me meshkujt. Përse njerëzit nuk thonë se djali është i lidhur me vajzën? Por gjithmonë duhet të thonë se vajza është në lidhje me atë djalë. Unë kam shumë shokë të bukur që janë miq të mirë për mua. Kjo nuk do të thotë se unë jam e lidhur me ta”, tha ajo.

Kur u pyet nëse po shijon një lidhje me këngëtarin 26-vjeçar Liam Payne, Rita tha: “Liam është thjesht një miku im i mirë, të cilin e admiroj. Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyrë dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”.

Kështu i dha fund spekulimeve se është në një lidhje dashurie me këngëtarin. Kujtojmë se dyshimet filluan pas skenave të nxehta në bashkëpunimin e tyre “For you”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303