fbpx

Rma niset me urgjencë në Shkodër, kërkesa e ‘fshehtë’

shkoder.jpg

Kryeministri, Edi Rama, Presidenti i FSHF, Armand Duka, Kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, anetari i komitetit te FSHF, Arben Dervishaj, duke pare ambientet e stadiumin Loro Borici, i cili do te inagurohet me ndeshjen miqesore Shqiperi-Marok, e cila do te luhet pas disa oresh ne stadiumin Loro Borici ne qytetin e Shkodres./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, AFF President Armand Duka, Shkodra's Mayer, Voltana Ademi, AFF committee member Arben Dervishaj, inspects the new stadium "Loro Borici", which will be inaugurated with the friendly match Albania vs Morocco, which will be played in the stadium "Loro Borici" in Shkodra some hours later.

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në bashkinë që i ka shkaktuar jo pak dhimbje koke, pikërisht ne Shkodër. E vetmja Bashki që pas zgjedhjeve të 30 qershorit vijon të drejtohet nga demokratët pasi kandidatura e Ramës Valdrin Pjetri u kap “mat” nga mosdeklarimet në formularin e dekriminalizmit.

Në këtë situatë të pazakontë, Rama ka kërkuar dorëheqjen në tryezë të të gjithë drejtorëve rajonal por deklarata e bujshme nuk ka sjellë akoma ndryshime në shkarkime dhe emërime duke mbetur deri më tani një kapriço në fundverë e kryeministrit.

Më pas Rama bëri publik “blindimin” politik të Shkodrës me 4 koordinatorë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vendosi që përkohësisht të mos zgjedhë një pasues për Ditmir Bushatin në Shkodër, pas përjashtimit të Valdrin Pjetrit.

Në këto kushte emergjence, Rama ka zgjedhur që punët e partisë të drejtohen nga një komision me 4 persona në qarkun Shkodër.

Ai ka rikthyer në vendlindje Musa Ulqinin, i cili do të punojë për unifikimin e partisë, së bashku me sekretarin organizativ, Arben Pëllumbi. Të dy do të punojnë edhe me deputetët e zonës, Senida Mesi dhe Luan Harusha.

Ky komision do të ndjekë procesin zgjedhor në Partinë Socialiste qarku Shkodër, ndërsa paralelisht, një komision qytetar me 13 anëtare po punon për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të institucioneve lokale, të dorëhequr me urdhër të kryeministrit por qe akoma nuk eshte pare rezultat nga ky riformatim

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303