Romancë e re, Emilia Clarke dhe Matt Smith fotografohen bashkë

Matt-Smith-and-Emilia-Clarke-spark-dating-rumours-following-dinner-1024x538.jpg

Dy aktorët e famshëm, Emilia Clarke dhe Matt Smith,  janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në Londër.

Ata u shfaqën bashkë në vitin 2015-të në filmin Terminator: Genisys, janë parë shumë të lumtur duke shijuar me njëri-tjetrin fundjavën. Emilia dhe Matt janë fotografuar duke ecur së bashku në rrugë, pasi darkuan në një restorant.
Clarke kishte veshur një palë pantallona të bardha dhe një xhaketë të zeë, ndërsa Smith kishte zgjedhur pantallona e këpucë të zeza, kombinuar me bluzë të bardhë dhe një xhaketë gri. Ky i fundit, 9 muaj më parë i dha fund lidhjes me aktoeën Lily James, ndërkohë që më parë kishte jetuar një histori dashurie me modelen Daisy Lowe.
Matt Smith ka pasur një lidhje romantike edhe me Karen Gillan, që ka qenë kolegia e tij në Doctor Who.

Ndryshe nga aktori, Emilia Clarke  është ndarë nga regjisori Charlie McDowell dhe më herët ka qenë në një marrëdhënie me Seth MacFarlane.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303