TË FUNDIT

Rouhani: Sanksionet ndaj Iranit tregojnë dëshpërimin e SHBA

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, deklaroi ditën e sotme se sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara, të cilat godasin Bankën Qendrore të Iranit për herë të dytë, tregojnë për “dëshpërmimin” e SHBA-së përballë rezistencës iraniane.

“Amerikanët po sanksionojnë institucione që kanë qenë në listë të zezë. Kjo sinjalizon dëshpërimin e plotë të Amerikës dhe tregon se presioni maksimal ka dështuar … pasi kombi i madh iranian ka rezistuar me sukses”, tha Rohani në një fjalim të transmetuar nga televizioni shtetëror.

SHBA ndërmori sanksione të reja kundër Iranit të premten, pas sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Riadi dhe zyrtarët amerikanë e fajësuan Iranin për këto sulme.

Teherani e ka mohuar përfshirjen, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e morën rebelët Huthi në Jemen – një grup i lidhur me Iranin që lufton një aleancë të udhëhequr nga sauditët në luftën e Jemenit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara duan të shmangin luftën me Iranin dhe se trupat shtesë, që janë urdhëruar të vendosen në rajonin e Gjirit, janë “për mbrojtje”.

Megjithatë, presidenti iranian Rohani mendon se situata në rajon është serioze dhe për të fajësoi SHBA-në./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat