fbpx

Rrahu pa mëshirë dhe plagosi me thikë fqinjin e tij, gjykata jep masën për autorin

Gjykata e Kavajës ka vendosur “Arrest me burg” me afat 60 ditë për Rizan Aliun. Ai dhunoi dhe plagosi me thikë fqinjin e tij, Besnik Celmetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 shtatorit në lokalin e Aliut. Familja Çelmeta rrëfeu për Abcnews.al se shkak ishin bërë jashtëqitjet e qenit të Rizan Aliut dhe fakti që derdhte ujërat në dritaren e familjes së të plagosurit.

Pas disa debateve në distancë, Çelmeta i shkoi në lokalin e tij Aliut duke i kërkuar që të hiqte dorë nga veprimet që sollën përplasjen e fqinjëve. Por sikur duket në video Rizan Aliu e qëlloi pa mëshirë duke e masakruar me thikë në cepin e lokalit, ndërsa më pas u largua i qetë.