TË FUNDIT

Rreth 4,500 nxënës të klasave I-V nisën sot mësimin, Shahini jep njoftimin e rëndësishëm

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka postuar sot disa foto në rrjetin social Facebook, ku bën me dije se 4,500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj, 2020, kanë nisur sot mësimet plotësuese.

Më tej, Shahini thekson se të gjitha kushtet higjieno-sanitare janë plotësuar.

Postimi i Shahinit:

Rreth 4,500 nxënës të klasave I-V në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë patur aksesin e duhur gjatë periudhës së mësimit online në periudhën mars-maj, 2020, kanë nisur sot mësimet plotësuese për t’u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme gjuhësore dhe matematikore.

Shkollat kanë zbatuar të gjitha protokollet e kushteve higjieno-sanitare duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithësecilit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat