Tre persona rrezikuan mbytjen në Velipojë mesditën e sotme, ndërsa u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të pushuesve të tjerë që ndodheshin aty.
Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ajo që vihet re është neglizhenca e theksuar e organeve lokale për marrjen e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik që sapo ka nisur.
Në këtë plazh pushuesit janë ankuar vazhdimisht se nuk ka roje bregdetare, por ende nuk është marrë asnjë masë nga organet kompetente.

