Një 53 vjeçar është rrëzuar nga shkallët ditën e sotme në qytetin e Durrësi dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 17, ku 53-vjeçari, të cilët ende nuk i është bërë i ditur identiteti, duke zbritur shkallët e pallatit aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë.
Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital nga familjarë, por fatkeqësisht 53 vjeçari nuk ka mundur tu shpëtojë dot plagëve të marra. /real-news.tv/

