Rrihet biznesmeni në qendër të Shijakut

Një biznesmen në fushën e bujqësisë është dhunuar nga një prej të fortëve të Shijakut. Rasti është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha përmes një videoje të publikuar në facebook-un e tij.

Biznesmeni thotë se ai ndihet vazhdimisht nën shantazhin e të fortit të Shijakut. Edhe pse e ka denoncuar në polici, ai lirohet menjëherë. Rrihet shtazerisht nga i forti ne qender te Shijakut biznesmeni!

Miq, ne narkoshtetin e Kakistokracise ligjin e bejne bandat. Shikoni videon se si te fortit ne Shijak, rrahin biznesmenin ne qender te qytetit.”, shkruan Berisha në Facebook.