Rritet bilanci i viktimave në Sri Lanka

Vijon të rritet bilanci i viktimave nga 6 sulmet e ndodhura gjatë kësaj të diele në 3 kisha dhe 3 hotele në Sri Lanka.

Ngjarja ka tronditur të gjithë botën, ku viktimat sa vijnë edhe shtohen.

Momentalisht janë regjistruar 207 viktima nga sulmet e rënda dhe tragjike, sipas theguardian.com.

Shumë liderë botërore kanë reaguar në lidhje me ngjarjen duke dënuar sulmet terroriste, ku një ndër ta është edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. /real-news.tv