Rritet popullsia e Turqisë, shkon në 82 milionë banorë

turqi-770x433.jpg

Ka shkuar në 82 milionë banorë popullsia e Turqisë, ku prej vitit 2018 ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme.

Gjatë vitit 2018, numri i popullsisë është rritur me 1.2 milionë persona.

Sipas Institutit të statistikave në Turqi, gjatë 2017-ës popullsia e Turqisë ka qenë rreth 80 milionë banorë.

Nga ana tjetër, gjinia mashkullore mbizotëron më tepër, ku sipas Institutit të Statistikave në Turqi 50.2 përqind janë meshkuj dhe 49.8 përqind femra.

Sa i takon normës vjetore të rritjes së popullsisë, në vitin 2017 ishte 12.4 për 1.000 banorë, ndërsa në vitin 2018 është rritur në 14.7 për 1.000 banorë./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303