TË FUNDIT

‘Rruga prej floriri’, Rama sapo gënjeu dy herë

I gjetur ngushtë siç duket, Kryeministri Edi Rama u përpoq para pak minutash në fjalimin e tij në Kuvend të justifikonte miliardat e lekëve që ka planifikuar të shpenzojë për vetëm 17 kilometra në aksin rrugor Milot-Balldren.

Mediat njoftuan dje se për vetëm 17 kilometra rrugë Qeveria “Rama” do të tenderojë plot 260 milionë euro nga pasuria e shqiptarëve.

Një shifër e çmendur prej 15 milionë eurosh për çdo kilometër të rrugës do të paguhet nga qytetarët shqiptarë. Çmimi prej 15 milionë eurosh për kilometër nuk gjendet as në projekte të ngjashme në vende të Rajonit e të Evropës. Për më tepër që kjo rrugë do të shtrihet në një terren fushor dhe ndjek gjurmën e rrugës ekzistuese.

Megjithatë, Rama i kushtoi minutat më të rëndësishme të fjalimit të tij kësaj rruge. Diçka e shqetëson siç duket.

Në tentativë e sipër për t’i hedhur ‘trutë e gomarit’ shqiptarëve, Kryeministri tha dy gënjeshtra  të mëdha.

Në nxitim e sipër, për të bërë gënjeshtrën më të pranueshme Rama tha një herë në fillim se këta që akuzojnë se po bëhet një rrugë me 15 milionë euro për kilometër e kanë harruar gjë Rrugën e Kombit që kushtoi mbi 1 miliard euro?

Si një mjeshtër i vërtetë Kryeministri këtu bën një lojë. Të mos harrojmë se në Rrugën e Kombit janë bërë gjullurdira dhe vjedhje pa fund për ajo që duhet të kemi parasysh është se me një gjatësi prej 114 kilometrash, shuma 1 miliard euro e menduar se ka shkuar nuk e kalon mesataren me 9 milionë euro për kilometër katrorë. Tentativë e zgjuar e Kryeministrit tonë që me shifrat t’i hutojë njerëzit që e dëgjojnë.

Dhe tentativa tjetër për të mashtruar është ajo që përmendi rrugën që ka filluar të tenderohet në Maqedoninë e Veriut nga kufiri me Kosovën për në Shkup.

“Një rrugë vetëm 14 kilometra, 120 milionë euro”, tha Rama me shumë pompozitet. I dashur z. Kryeministër 120 milionë euro për 14 km nxjerr një mesatar prej 8-9 milionë euro për kilometër. Shumë larg nga mesatarja juaj prej 15 milionësh për kilometër. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat