TË FUNDIT

Rudina Dembacaj rrëfen mes lotësh ngjarjen që lëndoi të bijën

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj publikoi pak ditë më parë një status në Instagramin e saj por nuk u prit shume mire nga ndjekësit dhe ata kanë nisur replikat ndaj Dembacaj-t.

“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e kruajti tepër. Pra, edukoni secili fëmijën tuaj”, ishte ky statusi që ‘ndezi’ rrjetin.

Siç shpjegoi Rudina, si fillim Viktoria i kishte treguar të atit që dikush në kopsht e kishte goditur dhe pas kësaj, prindërit këmbëngulën për të mësuar gjithçka që kishte ndodhur.

Edhe pse si fillim, drejtuesit e kopshtit kishin raportuar se nuk ishte asgjë me shumë rëndësi, Rudina dhe Aleksi kërkuan të shikonin kamerat. Aty vërejtën se edukatorja luante me telefon, ndërkohë që dy fëmijët ziheshin me njëri-tjetrin.

Pas kësaj, edukatorja u pushua nga puna, ndërsa Rudinës iu thye zemra. Për këtë arsye, ajo pati një arsye të fortë që jo vetëm të nxirrte gjithë mllefin përmes atij statusi, por të niste të mësonte të bijën se si duhej të mbrohej në të tilla situata.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat