Hajdari kundër Metës: Ja ç’duhet të kishte bërë

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, nuk është dakord me veprimet që ka bërë Presidenti i republikës, Ilir Meta, për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ajo thotë se nga ana e z. Meta nuk ka pasur një përpjekje reale për të zgjidhur krizën.

“Zoti President nuk ka pasur përpjekje për të ulur palët në dialog. Nëse thotë se e bën për Kushtetutën apo për unifikimin e popullit, duhet të kishte bërë më shumë përpjekje për të ulur palët, për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar”-tha deputetja Hajdari, në një intervistë të dhënë për A2 CNN.

/real-news.tv/