Autoritetet evropiane kanë konfirmuar aktivitete dizinformacioni të shtrira në kohë dhe të kryera nga burime ruse jo të identifikuara, në kohën e zgjedhjeve parlamentare evropiane. Lajmi bëhet i ditur nga raporti për luftën kundër dizinformimit të publikuar nga Komisioni Evropian.
Raporti i Komisionit Evropian thotë se “burimet ruse” u përpoqën të kufizojnë pjesëmarrjen e votuesve dhe të ndikojnë në preferencat e tyre.
Raporti nuk shpjegon se çfarë nënkupton me “burimet ruse”.Ai pason paralajmërimet qysh para zgjedhjeve të Brukselit për vendet e BE-së dhe kompanitë e mediave sociale, që të jenë syhapur përballë lajmeve të mundshme të rreme nga Rusia.
Ndërhyrjet variojnë nga sfidimi i legjitimitetit demokratik të BE-së deri te shfrytëzimi i debateve përçarëse mbi çështje si emigracioni.
Komisioni Evropian tha se përpjekjet e tij për të luftuar lajmet e rreme kanë ndihmuar në reduktimin e sasisë së dezinformatave që shfaqen në internet, por ai shtoi se duhet bërë më shumë.“Taktikat e përdorura nga aktorët e brendshëm dhe të jashtëm, në veçanti të lidhura me burimet ruse, po zhvillohen shpejt, njësoj si edhe masat që ndërmarrin shtetet dhe platformat online”, tha Komisioni Evropian./real-news.tv/

